Sulmuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është përgjigjur në disa pyetje interesante rreth kombëtares zvicerane.
Në një video të shkurtër me disa pyetje interesante, Shaqiri u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai tregoi se kush është më i bukur, kush vonohet më shumë e kush është legjenda e kombëtares.
Sipas Shaqirit, futbollisti më i bukur në kombëtaren helvetike është portieri Yann Sommer, kurse këngëtari më i keq brenda ekipit del të jetë Ricardo Rodriguez.
Futbollisti me origjinë shqiptare u pyet edhe kush është legjenda e kombëtares, teksa ai me buzëqeshje u përgjigj “Unë”.
Sulmuesi i Chicago Fire tregoi se Breel Embolo është futbollisti që vonohet më së shumti te Kombëtarja e Zvicrës.
Zvicra ndodhet sot para sfidës finale me Portugalinë ku fituesi do të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës.
Ndeshja mes Zvicrës e Portugalisë zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
