Të fundit

Skandali i Ministrisë së Drejtësisë, suspendon përmbaruesin privat në kundërshtim me vendimin e Gjykatës

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka suspenduar përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Komerciale. Vendimin për suspendim në emër të “sundimit të ligjit”, e ka nënshkruar zëvendësministri, vëllai i të cilit ka një aktakuzë për fajde e cila tash e sa vjet nuk po shqyrtohet në Gjykatë.

Paparaci.com

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një vendim të jashtëligjshëm për suspendimin nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Ai është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha.

Suspendimi i përmbaruesit, Ilir Mulhaxha u bë për një lëndë të përmbarimit të një borxhi të Telekomit të Kosovës. Megjithatë, vendimi i marrë nga Haxhiu, për suspendimin e Ilir Mulhaxhës është anti-ligjor.

Këtë e vërteton një vendim I Gjykatës Komerciale të Kosovës e cila e ka refuzuar si të pabazuar padinë e Telekomit të Kosovës për përjashtimin e përmbaruesit Mulhaxha nga çështja e përmbarimit ndaj “Dardafon L.L.C”, raporton Paparaci.

Paparaci ka siguruar vendimin e shkallës së parë e që është marrë nga Gjykata Komerciale e Kosovës. Ky vendim mban datën 24 nëntor, 2022.

“REFUZOHET, kërkesa e ushtruar me parashtresën e datës 02.11.2022, nga përfaqësuesit e autorizuar te debitorit TELEKOMI I KOSOVËS SH.A me NUI 81 128800, me seli në Prishtinë, për përjashtimin e Përmbaruesit Privat Ilir Mulhaxha nga procedimi në çështjen përmbarimore P.nr.491/19 te datës 15.07.2019, si e pa bazuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale.

Telekomi i Kosovës kishte bërë kërkesë për përjashtimin e përmbaruesit me arsyetimin se është tërësisht i njëanshëm dhe kjo shihet me kërcënimin që i ka bërë “Telekomit” për bllokimin e llogarive bankare nëse nuk ekzekutohen mjetet.

“Pas vendosjes, sipas prapësimit me Aktvendimin e datës 27.10.2022, përfaqësuesja e debitorit Burbuge Hana (UD. Kryeshefe Ekzekutive e debitorit), me anë të parashtresës së datës 02.11.2022 ka bërë kërkesë për përjashtimin e përmbaruesit Privat me arsyetimin se ne këtë çështje përmbarimore duhet të përjashtohet Përmbaruesi Privat, sepse ka indice të forta se Përmbaruesi është krejtësisht i njëanshëm, dhe kjo shihet me kërcënimin qe i ka bërë palës debitore për bllokimin e llogarive bankare, duke njoftuar se do të procedoj me ekzekutim të dhunshëm me qëllim te përmbushjes se detyrimit të dhunshëm, prandaj këto janë një nga rrethanat të cilat vënë në dyshim paanësinë e tij”, vijon tutje vendimi.

Dardafon L.LC. i ishte përgjigjur këtyre arsyetimeve të Telekomit në Gjykatë duke thënë se kërkesa për përjashtimin e përmbaruesit po bëhet vetëm për të penguar procedurën përmbarimore.

“I autorizuari i kreditorit ka theksuar se kërkesa për përjashtimin e përmbaruesit privat është e pa qëndrueshme dhe e njëjta është paraqitur vetëm për te prolonguar procedurën përmbarimore dhe nuk përmban të dhëna te sakta të kërkuara me nenin 68 te LPK-se. Sipas përnderimit të debitorit i cili ishte thirrur në pikën d) të nenit 67 të Ligji për Procedurë Kontestimore, dispozitë kjo që rregullon se në cilat raste duhet të kërkohet përjashtimi i gjyqtarit: “Ne qoftë se në të njëjtën çështje ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të gjykatës me të ulët, ose të organit tjetër; ose në procedurën e ndërmjetësimit.

Pra në rastin konkret Përmbaruesi Privat nuk ka vepruar në asnjë procedurë lidhur me çështjen përmbarimore, e aq me tepër kur kemi te bëjmë me një vendim te sjell nga Tribunali i Arbitrazhi Nderkombëtar, fakt ky qe dihet me saktësi nga debitori dhe i njeiti në mbështetje te këtij shkaku nuk ka paraqitur asnjë arsye siç kërkohet me nenin 68 te LPK-se.

Fakti se debitori ka paraqitur shkakun për përjashtimin e përmbaruesit Privat duke u mbështetur në pikën d) te nenit 67 te LPK-se, nuk është baze faktike ngase qëllimi kryesor është prolongimi i procedurës në mënyrë që të detyrohet përmbaruesi privat të mos ndërmarr veprime përmbarimore me qellim të realizimit te detyrimit”, thuhet në përgjigjjen e Dardafon L.L.C.

“Ne vazhdim i autorizuari i kreditorit ka shtuar se shkaku se debitori kërkesën për përjashtim të Përmbaruesit e ka mbështetur në pikën g) të nenit 67 te LPK-se, rikonfirmohet se kërkesa është paraqitur vetëm për prolongim te procedurës, pra sipas këtij shkaku përmbaruesit do t’i lejohet të vazhdonte tutje me veprimet përmbarimore siç janë përcaktuar me nenin 71 pararagrafi 2 i LPK-së, gjë që arsyen për përjashtim e përmbaruesit, debitori i përmbarimi e ka mbështetur ne nenin e sipërcituar. I autorizuari i Kreditorit të përmbarimit kishte deklaruar se nuk manifestohet asnjë rrethanë e cila
vetëm në dyshim paanësinë e tij dhe se kjo rikonfirmohet me faktin se është nxjerr një ekspertizë financiare në përputhje me Aktvendimin e Dhomave të Shkallës se parë të Gjykatës Komerciale dhe e njëjta i është dorëzuar debitorit të përmbarimit, fakt ky që pohohet nga vet debitori në kërkesën për përjashtimin e përmbaruesit, duke përjashtuar disa dileme që mund të ekzistoj ndonjë rrethanë që vë në dysfhim paanësinë e tij, e që kjo kërkesë nuk është paraqitur as në seancën dëgjimore lidhur me shqyrtimin e Urdhërit Përmbarimor në fjalë”.

Po ashtu, Dardafone L.L.C ia ka kujtuar Gjykatës se kërkesa e Telekomit për përjashtim te përmbaruesit privat është tërësisht e pabazuar.

“Njëkohësisht rikujtomë Gjykatën Komerciale se debitori përherë ishte thirrur se gjykata nuk po trajtonte çështjen me urgjencë dhe mostrajtimi i kësaj çështje po ndikon që të rritet detyrimi ne emër të kamatëvonesës dhe se ky nuk është faji i debitorit por i gjykatave, ndërsa në të vërtet paraqitja e kësaj kërkese pa asnjë baze mbështetëse, siç e kërkoj shkaqet për te cilën është paraqitur e vë ne pah faktin se debitori me fajin e tij po ndikon që te rritet obligimi në emër të kamatëvonesës ngase pa asnjë bazë po prolongon procedurën përmbarimore, e me këtë po prolongon përmbushjen e kërkesës se kreditorit e cila rrjedhë nga dokumenti përmbarimor e aq me tepër nga një Vendim i Tribunalit të Arbitrazhit Ndërkombëtar”, thuhet tutje në përgjigjen e Dardafone L.L.C..

Sidoqoftë, Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga ministrja Albulena Haxhiu, përveç që ka marrë vendim kundërligjshëm për suspendimin e Ilir Mulhaxhës, nuk ka respektuar as afatet e tyre.

Këtë vendim e ka marrë pas inicimit të procedurës disiplinore. Më 30 nëntor të këtij viti i ishte kumtuar ky vendim.

MD-ja nuk ka respektuar afatin për ankesë prej 15 ditësh për përgjigje të Përmbaruesit që ia garanton Ligji, duke marrë vendim fiks pas gjashtë dite për suspendimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Pas gjashtë ditësh që ishte njoftuar, Mulhaxha për nisjen e procedurave disiplinore ndaj tij, të martën më datë gjashtë dhjetor është marrë vendimi për suspendim.

“Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë, Departamenti për Profesione të Lira, me dt: 30.11.2022, ka paraqitur pranë Komisionit Disiplinor, RAPORT PËR FILLIMIN E PROCEDURËS DISIPLINORE, për dyshime të shkeljeve disiplinore nga ana e juaj, në cilësinë e përmbaruesit privat. Komisioni Disiplinor, ju njofton se konform nenit 3.9 të Udhëzimit Administrativ MD-nr.09/2014, për Procedurën Disiplinore ndaj Përmbaruesit Privat (të miratuar nga Ministria e Drejtësisë me dt.13.05.2014), keni të drejtën që të deklaroheni me shkrim në adresën e Komisionit Disiplinor, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të këtij njoftimi. Konform këtij neni, parashtresa mund të përmbajë të dhënat dhe opinionin tuaj lidhur me pretendimet për përgjegjësinë disiplinore, si dhe mund të paraqitni fakte dhe argumente për të mbështetur pozitën tuaj ligjore”, thuhet në vendimi që i ishte dërguar përmbaruesit Ilir Mulhaxha.

Lajmin për suspendimin e përmbaruesit Ilir Mulhaxha, e ka dhënë zëvendësministri, Blerim Sallahu, vëllai i një të akuzuari për fajde. Vendimin e ka nënshkruar në emër të ministres Haxhiu.

Paparaci zbuloi këtë vit se ai është i akuzuar si pjesë e një “bande të fajdeve”. Ka një aktakuzë të konfirmuar katër vjet më parë.

Por, kurrë asnjë seancë nuk është mbajtur. Në një reagim për media, vartësi i ministres Haxhiu kishte thënë se rasti për të cilin akuzohet vëllai i tij ka ndodhur më 2012.

“Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit”, ishte shprehur Sallahu.

Vëllai i Blerim Sallahut, po ballafaqohet me ligjin për disa vepra penale, të lidhura kryesisht me fajdenë, tash e nëntë vjet. Ai kishte dalë para drejtësisë më 2017.

Akuzohet për vepra të rënda penale, të dyshuara se janë kryer përgjatë viteve 2011-2015. Në dy raste akuzohet për fajde kurse në një rast tjetër për armëmbajtje pa leje./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci