Të fundit

Prince Coffee House vazhdon zgjerimin e pikave në Evropë, tani me lokalin e dytë në Vienë të Austrisë

Nga e mërkura, Prince Coffe House ka hapur lokalin e dytë në qytetin e Vienës , ku kafen unike Prince Caffe dhe ëmbëlsirat e shijshme kosovare mund ti shijoni.

Në këtë lokal përgjegjësit janë kujdesur që vizitorët të kenë ambient të ngrohtë interesant, si dhe staf të përgatitur profesionalisht. E vendosur në Neuer Markt 8A, 1010 Vienna Prince Coffe House do t’i presë mysafirët austriak, por edhe klientelën besnike kosovare, e cila gjithandej e kërkon shijen e dashur për ta.

Tashmë, Prince Coffe House është duke u zgjeruar suksesshëm jashtë Kosovës.

Pas hapjes së lokaleve në Nju Jork të SHBA-së, në Stamboll të Turqisë, dhe në Gjermani, së shpejti Prince Coffe House do të vazhdoj tutje edhe në qytete dhe shtete të tjera, në të dyja anët e Atlantikut.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci