Të fundit

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

Sipas një raporti të ri të revistës amerikane Forbes, miliarderi amerikan Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë.

Forbes përmendi një rënie të madhe të vlerës së aksioneve të Musk në kompaninë Tesla, si dhe blerjen e rrjetit social Twitter për 44 miliardë dollarë, si arsye për rënien e tij.

Musk ishte njeriu më i pasur në botë që nga shtatori i vitit 2021, por tani ai është tejkaluar nga Bernard Arnault, drejtor i LVMH, kompania amë e markës Louis Vuitton.

Pasuria aktuale e Musk vlerësohet të jetë 185.3 miliardë dollarë, ndërsa Arnault zotëron 185.4 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, Musk mori titullin nga ish njeriu më i pasur në botë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci