Të fundit

FFP mohon se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Katari

Federata e Futbollit e Portugalisë ka demantuar lajmet se sulmuesi, Cristiano Ronaldo kishte kërcënuar të largohej nga kampi i Portugalisë në Kupën e Botës.

Mediet portugeze kishin raportuar sot se Ronaldo kishte kërcënuar me largim nga Katari, pasi ai kishte kuptuar se nuk do të ishte titullar në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Mirëpo një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Federata e Futbollit e Portugalisë.

“Raportet që pretendojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos nuk janë të vërteta – FPF sqaron se në asnjë moment Cristiano nuk kërcënoi të largohej nga kombëtarja në Katar”, thuhet në reagimin e federatës.

Federata i kishte dalë në krah Ronaldos edhe pas frustrimit të tij në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, ku ai ishte i nevrikosur me zëvendësimin e tij, mirëpo sipas federatës ai kishte fyer një futbollist korean.

Ronaldo ishte lënë në stol në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës, kundër Zvicrës, ku zëvendësuesi i tij kishte shënuar tri gola.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci