Të fundit

Ronaldo i jep kurajo ekipit për trofeun e Kupës së Botës

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo duket se nuk e ka ndërmend largimin nga Kupa e Botës, ashtu siç ishte raportuar, madje ai shihet shumë i fokusuar në ndeshjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, ylli portugez i ka dhënë kurajo ekipit për fitimin e trofeut të Kupës së Botës, ndërsa beson se ata janë një ekip i fortë.

“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Merrni një hap të besimit me ne! Hajde, Portugali”, thuhet në postimin e tij.

Mediet portuegeze kishin raportuar sot se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar largimin nga Katari pasi ai ishte lënë në stol në ndeshjen kundër Zvicrës.

Një lajm të tillë e kishte mohuar menjëherë Federata e Futbollit e Portugalisë, ndërsa ky ishte reagimi i parë i sulmuesit portugez.

Portugalia do të takohet me Marokon në çerekfinale të Kupës së Botës, teksa si pas një sondazhi të publikuar së fundmi rreth 91% të tifozëve portugez e duan Ronaldon në stol.

 

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci