Të fundit

Ilir Daja mohon të jetë kontaktuar nga FSHF-ja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mohuar të jetë kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë drejtimin e skuadrës kuq e zi.

Gazeta Panorama kishte raportuar sot se Ilir Daja dhe Esteban Cambiasso janë në garë për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, mirëpo Daja ka mohuar të jetë kontaktuar nga FSHF-ja.

Megjithatë, Daja nuk e ka mohuar se do të refuzonte një ftesë në rast se ajo do të vinte, pasi sipas tij drejtimi i një ekipi kombëtar është ëndërr.

“Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd. Nëse unë jam kandidat potencial për tu bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit”, ka thënë trajneri Daja për Kanal10, transmeton Paparaci.

Shqipëria ka mbetur pa trajneri pasi kontrata e trajneri aktual, Edi Reja ka skaduar dhe FSHF-ja akoma nuk ka njoftuar për rinovimin e saj, por me shumë gjasë raportet mes palëve janë shkëputur dhe në krye të kombëtares shqiptare do të vie një trajner tjetër.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci