Të fundit

Berisha – Haxhiut: A e blejtët heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori vëllezërit Dehari?

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ia ka parashtruar disa pyetje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila të enjten njoftoi se janë zhdukur provat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Pse i zhdukët mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore?! Zonja ministre! Prapa këtij veprimit tuaj, a është qëllimi ta fshehni krimin terrorist mbi instuticionet e Kosovës? Kur i emëruat rrugët në Prishtinë me emërtimin “Vllëzerit Dehari” më pati shkuar mendja se, cili ishte kontributi i Arbnorit e Astritit?”, ishin pyetjet e Berishës drejtuar të pares së MD-së, pasi u kumtua lajmin për zhdukjen e provave në IML ndaj ish-aktivistit të LVV-së.

Ai tha se “nëse flasim për Arbnorin, pyes, se mos ai ka mundur të jetë ‘sinjalizues’ dhe nga presioni është shtyrë në vetëvrasje nga ata për të cilët punonte dhe a është versuar mënyra e vdekjes dhe faktorët që e shtyn?”.

Mes tjerash, ligjvënësi i pushtetit u shpreh se lidhur me Astrit Deharin ka nevojë të dihet, “nëse u zbulua që u vra nga pushteti për aktivizëm politik dhe u vertetua me vendim gjyqësor të formës së prerë apo ka një të vërtetë ligjore tjetër, meqë ekspertizat vendore as ndërkombëtare nuk po e mbështesin vendimmarrjen gjyqësore”.

Berisha deklaroi se në këtë rast nuk ka as zbulim të së vërtetës.

“Prandaj, pyes a e bletë heshtjen e familjes duke tentuar ti fusni në histori vllezërit Dehari? Ministre, ju jeni në pushtet që tri vite! Ju administroni me të gjitha instuticionet! A mos është dashur që në këtë konferencë për shtyp, të japnit dorëheqje e jo të akuzonit të tjeret?”, përfundoi ligjvënësi i pushtetit në Facebook.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci