Të fundit

Zhdukja e provave në rastin Dehari ndodhi nën udhëheqjen e të emëruarës së Albulena Haxhiut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se të mërkurën në mbrëmje janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë.

Por ministrja, Haxhiu në shtator 2021 e kishte shkarkuar Arsim Gërgjaliun, nga pozita e Drejtorit të Mjeksisë Ligjore.

Në krye të Mjekësisë Ligjore që funksion si departament në Ministrinë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte emëruar, Flutura Goga- Bajramin.

Ministrja Haxhiu pretendon se janë vetëm tre persona të cilët kanë qasje në laboratorin që u zhdukën provat.

Ajo tha se ajo i di emrat por që nuk dëshiron t’i thotë.

Haxhiu ka thënë se kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe nëse ndiqet protokolli, ajo ka thënë se do të jetë e thjeshtë që të gjenden përgjegjësit.

Sipas Haxhiut, ajo është njoftuar mbrëmë dhe më pas ka njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe ushtruesin e detyrës së Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka njoftuar poashtu se kanë nisur hetimet lidhur me pretendimet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Ndërkohë Policia e Kosovës tashmë ka shkuar në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci