Të fundit

Gjakovë: E mori pensionin e nënës edhe pas vdekjes, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga policia pasi i njëjti e kishte marrë pensionin e nënës së tij edhe pas vdekjes së saj.Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

Lajmin e konfirmoi Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se shuma e përfituar është 150 euro.

Ai tha se rasti ishte i lajmëruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.“Me datën 30.11.2022, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, mashkull/kosovar kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 150 euro, pas vdekjes së nënës së tij dhe i njëjti nuk e kishte lajmëruar vdekjen e saj në gjendjen civile. Njësiti i hetimeve të ngarkua me hetimin e këtij rasti, sot kanë arrestuar të dyshuarin. I njëjti pas konsultimit me Prokurorin kujdestar lirohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj.

Në bazë të rregullave çdo pensionist duhet të lajmërohet në qendrat e Ministrisë së Punës dhe Transfereve për të vërtetuar nëse ata janë ende gjallë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci