Të fundit

Petkoviq: Serbia po përgatitet të ndërmarrë gjithçka për t’i mbrojtur serbët e Kosovës

Petar Petkoviq ka deklaruar sot për televizionin serb në shërbim të pushtetit, “TV Pink” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ketë “bisedime të rëndësishme” sot dhe nesër dhe se do ta informojë opinionin për konkluzionet dhe “gjithçka që Serbia do të ndërmerr kur të vijë koha”.

“Ne duhet të bëjmë absolutisht gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por ne kemi thënë qartë se cilat janë linjat tona të kuqe kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë Petkoviq, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se “askush nuk mund të dëbojë, kërcënojë dhe ngacmojë popullin serb në Kosovë” dhe se “shefi i tij këtë ua ka bërë shumë të qartë përfaqësuesve ndërkombëtarë”.

“Presidenti Vuçiq ka pasur një numër të madh bisedash mbrëmë dhe pothuajse gjatë gjithë natës, kemi qenë në kontakt, ai e ka përcjellë situatën, kemi biseduar për gjithçka, veçanërisht me njerëzit tanë në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka pretenduar se në situata të tilla, “kur njerëzit janë të frikësuar dhe të shqetësuar, nuk është e lehtë dhe e gjithë kjo duhet të merret parasysh kur bëhet një politikë paqeje dhe stabiliteti”./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci