Edhe 30-të minuta tjerë shtesë do të duhet për të përcaktuar fituesin e ndeshjes Kroaci-Brazil.
90-të minutat e parë të takimit janë mbyllur me rezultat të barabartë, 0:0.
Të dyja skuadrat kishin mundësi shënimi, ndërsa në përgjithësi dy skuadrat ishin në nivel të barabartë.
Merita kryesore për barazimin e Kroacisë i takon portierit, Livakoviç që realizoi pritje fenomenale.
Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale të Kupës së Botës me fituesin e takimit mes Holandës e Argjentinës.
