Të fundit

Parashikimi për Kroacinë i kthehet ‘bumerang’ Munishit: “Brazili do të bëjë stërvitje me ta”

Kroacia e mposhti favoritin kryesor Brazilin në penallti, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit në Katar. Ballkanasit befasuan shumë kë me këtë triumf, ndërsa trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, dje në një analizë se kush mund ta fitojë këtë ndeshje dështoi keq, duke thënë se Brazili do të bëjë stërvitje me Kroacinë.

Si pjesë e përhershme e emisionit Dueli Botëror në RTV Dukagjini, Munishi ashtu si për çdo ndeshje edhe për këtë u prononcua për fituesin që do të dalë nga çerekfinalja e parë, por kësaj radhe dështoi keq.

“Pasha zotin profe, si unë nesër që kam me bo stërvitje, qashtu edhe këta kanë me bo me Kroacinë stërvitje, po për sy të ballit, 0:3”, dëgjohet duke thënë Munishi.

Kroacia kaloi në gjysmëfinale pas penalltive dhe tani do ta presë fituesin nga ndeshja tjetër që zhvillohet sonte ndërmjet Argjentinës e Holandës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci