Të fundit

Jeremiq: E vetmja gjë që Vuçiq do të fitojë në procesin e Brukselit është të mbetet në pushtet

Kryetari i Partisë Popullore Serbe Vuk Jeremiq ka deklaruar se gjithë çfarë Serbia do të fitojë në procesin e Brukselit është vetëm një “bravo Vuçiq, do të mbetesh në pushtet” si dhe kërkesa e tij për futjen e forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë nuk është asgjë tjetër veçse që të paraqitet si lojtar i ashpër para opinionit të brendshëm.

Ai gjithashtu ka thënë se mënyra se si po komunikohet për krizën me Kosovën nga Beogradi dhe lidershipi shtetëror serb nuk është veçanërisht inkurajuese dhe as që bën që serbët të ndihen më të sigurt.

“Nga ana jonë, situata qëndron në përgatitje për një tregti të madhe që sipas mediave të huaja duhet të bëhet vitin e ardhshëm dhe që do të çon në marrëveshje përfundimtare me Kosovën dhe në këtë kontekst ka vetëm një çështje e pazgjidhur – ulësja e Kosovës në OKB”, ka thënë Jeremiq, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se e vetmja gjë që Serbia mund të “fitojë” në procesin e Brukselit është mbështetja e fortë e Perëndimit që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mbetet në pushtet.

“Ne mund të humbasim shumë dhe të fitojmë vetëm “bravo Vuçiq, vazhdo të sundosh siç ke bërë deri më tani”. Kjo nuk është marrëveshje e mirë për shtetin dhe popullin serb”, ka thënë Jeremiq.

Sipas fjalëve të tij, “të huajt duan ta ndajnë Kosovën nga Serbia, kurse Vuçiqi do mbështetjen e tyre për të qëndruar në pushtet, ndërsa gjithçka jashtë këtij trekëndëshi është vetëm një perde tymi dhe kusur i vogël – e ardhmja e serbëve që kaluan natën në barrikada në Kosovë, të drejtat e njeriut dhe mediat e lira në Serbi”.

“Vuçiq nuk do ta heqë nga tavolina çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB, sepse dëshiron të vazhdojë tregtinë, dhe sikur të dërgonte letra Moskës dhe Pekinit, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar nuk do të vinin më tek ai, gjë që do të shkaktonte pasoja të rrezikshme për sundimin e tij”, ka thënë Jeremiq.

Ai ka thënë se “nuk do të isha shumë i shqetësuar” për paralajmërimin e kthimit të ushtarëve dhe policëve serbë në Kosovë me pëlqimin e KFOR-it, “që parashihet” me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Me atë paralajmërim, Vuçiq ka dashur të prezantohet para publikut vendas si një lojtar i ashpër, gjë që në realitet nuk është, kështu që në të njëjtën fjali ai ka shtuar se e di që kjo nuk do të ndodhë”. Në fakt do të thotë ‘Unë jam duke kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe, por jo seriozisht, është vetëm për përdorim të brendshëm, mos u brengosni për këtë’, ka thënë Jeremiq./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci