Të fundit

Rohde: Kosova përket në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova përket në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Ai po ashtu ka theksuar se pas miratimit të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, më në fund kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë jo më vonë se 1 janari 2024.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE. Ajo ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe qëndrimi i Gjermanisë është: Ju i përkisni BE-së, ju i përkisni Këshillit të Evropës. Gjermania dëshiron të jetë mbështetësja e Kosovës dhe të bindë vendet që nuk e njohin, përkrahni aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por për të qenë nxitës i tifozëve duhet t’i bëni detyrat e shtëpisë”.

“Dëshirojmë të përshpejtojmë procesin që Kosova të bëhet pjesë e infrastrukturës euroatlantike dhe në kuadër të Procesit të Berlinit jemi duke punuar në të gjitha frontet”, tha ambasadori Rohde gjatë një paneli me studentë të UBT-së.

Duke pasur parasysh se regjimi i vizave e izolon Kosovën, ambasadori Rohde nënvizoi se pas miratimit të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, më në fund kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë jo më vonë se 1 janari 2024.

“Liberalizimi i vizave nuk do t’u japë vetëm kosovarëve mundësi për të udhëtuar lirshëm si turistë, do të jetë edhe një nxitje për bashkëpunimin ekonomik dhe studentor”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci