Të fundit

Daliç kërkon finalen: Të evitojmë përplasjet si te Holandë-Argjentinë

“Ne jemi ndër katër ekipet më të mira në botë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Megjithatë ne duam më shumë. Arritja në një tjetër finale do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave për Kroacinë”.

Kështu deklaroi trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, në prag të gjysmëfinales me Argjentinën.

Ai tha se lojtarët e tij kanë një karakter të mrekullueshëm dhe sipas tij pa këtë gjë nuk do kishin si të arrinin në gjysmëfinale.

“Ne luajmë kundër Argjentinës së madhe, që është një skuadër e frikshme e udhëhequr nga Lionel Messi. Ata kanë më shumë presion se ne. Ne e kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë se si luajnë ata. Unë jam optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi. Ata kanë karakter të mrekullueshëm dhe pa këtë nuk do të arrinin në gjysmëfinale. Është një ndeshje e shkëlqyer për të dyja vendet. Të përshtaten me stilin e tyre të lojës, kundër Holandës ka pasur shumë duele dhe situata të ashpra. Ne duam absolutisht ta shmangim këtë dhe shpresojmë që arbitri të ketë kontroll të mirë të ndeshjes”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci