Të fundit

Broja humbet sezonin, sulmuesi shqiptar pësoi lëndim të rëndë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka pësuar një lëndim të rëndë në miqësoren ndaj Aston Villas, që pritet ta mbaj atë për një kohë të gjatë larg fushave.

Broja pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barrela me një dhimbje të madhe.

Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm në gjurin e djathtë.

Ai pritet të mbetet jashtë fushave për një periudhë më së paku 6 mujore.

Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka shënuar në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci