Tekniku portugez, Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e kombëtare portuegeze, pas dorëheqjes së trajnerit, Fernando Santos.
Sipas raportimeve të prestigjiozes italiane, La Gazzetta dello Sport, Mourinho do të zëvendësojë Santosin.
Sipas raportimeve atij i është ofruar një kontratë ku në të njëjtën kohë do të mund të drejtojë kombëtaren dhe ekipin e Romës.
Santos shkëputi kontratën e tij me Portugalinë pas eliminimit nga Kupa e Botës. Portugalia u mposht në çerekfinale nga Maroku, me rezultat 1:0.
