Të fundit

Futbollistët marokenë nuk stërvitin në kohën e faljeve, shkojnë në xhami

Kombëtarja marokene i përshtat stërvitjet me lutjet e lojtarëve të saj myslimanë dhe orari i stërvitjeve, vakteve apo takimeve organizohet sipas nevojave të lojtarëve për lutje dhe nevojave të tjera të secilit prej tyre.

Kryetrajneri Walid Regragui, lindur në Francë, por me origjinë marokene, njeh nevojat e secilit prej futbollistëve të tij, atyre që janë më të përkushtuar ndaj besimit të tyre, por edhe atyre që janë më pak të përkushtuar, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Paparaci.

Trajneri maroken donte që lojtarët e tij të kishin liri në kohën e tyre të lirë dhe u dha mundësinë të pushojnë me familjet të nesërmen e ndeshjeve, gjë që futbollistët e vlerësojnë shumë.

Disa prej tyre u larguan nga kampi stërvitor për t’u falur në xhaminë më të afërt pranë hotelit dhe në shenjë falënderimi ndaj Allahut, marokenët bënin sexhde pas çdo ndeshjeje.

Maroku u bë kombëtarja e parë afrikane që kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit, ku nesër në orën 20:00 do të luajë kundër Francës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci