Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë, në gjysëmfinalen që po zhvillohet në kuadër të Kupës së Botës në Katar.
Ishte Leo Messi ai i cili kaloi në avantazh kombëtaren e tij.
Messi shënoi nga pika e 11-metërshit në minutën e 34-të.
Me këtë gol, Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës në Kupën e Botës.
