Kombëtarja e Argjentinës është ekipi i parë që arrin finalen e Kupës së Botës “Qatar 2022”.
Në gjysmëfinale, Argjentina arriti ta mposht Kroacinë, me rezultat 3:0, ku protagonist ishin Lionel Messi dhe Julian Alvarez.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë arriti ta zhbllokonte epërsinë në minutën e 34-të. Ai realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit pas një penalltie të fituar nga Alvarez.
Messi u bë golashënuesi më i mirë i kombëtares argjentinase me golin e sotshëm.
Argjentina thelloi epërsinë vetëm pesë minuta pas golit të parë. Alvarez realizoi për 2:0, teksa shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë prej dy golave.
Edhe në pjesën e dytë Kroacia nuk dhuroi shumë, ndërkaq Alvarez shënoi golin e dytë pas asisitimit të Messit.
Ai realizoi në minutën e 69-të.
Në finale Argjentina do të takohet me fituesin e takimit, Francë-Marko.
