Leo Messi ka deklaruar se ishte shumë i emocionuar pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, duke u kualifikuar kështu në finalen e Kupës së Botës në Katar.
“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim”, tha ai, pas ndeshjes.
Ai shtoi se është i gëzuar për arritjen e kombëtares së tij.
“I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka. Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, shtoi ‘Pleshti’, përcjell Paparaci.
