Teksa po luhej ndeshja Kroaci-Argjentinë, në Beograd po zhvillohej edhe ndeshja e Euroligës në basketboll mes Cervena Zvezdës dhe Zalgirisit, ndërkohë që tifozët serbë nuk nguruan të nxirrnin në pah urrejtjen e tyre për kroatët, duke brohoritur në kor “Argjentinë, Argjentinë”, në momentin që amerikano-latinët hipotekuan fitoren duke shënuar golin e dytë.
Edhe pse bëhej fjalë për ndeshje basketbolli, vëmendja e serbëve ishte te gjysmëfinalja që po luhej në Katar, mes Kroacisë dhe Argjentinës. E njëjta sjellje dhe festë e serbëve, ishte edhe në momentin kur Portugalia shkatërroi Zvicrën e shqiptarëve.
.@kkcrvenazvezda fans chant "Argentina! Argentina! 🇦🇷" in the last seconds of the game🗣️ pic.twitter.com/X0SiLnp4h3
— EuroLeague (@EuroLeague) December 13, 2022
