Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq ka thënë se shpreson që Lionel Messita fitojë Kampionatin Botëror.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Modriq theksoi se Messi po e tregon veten në çdo lojë.
“Shpresojmë që Messi ta fitojë këtë Botëror, ai është lojtari më i mirë në histori dhe e meriton”, tha Modriq.
“Ai po bën një Botëror të madh, ai po tregon cilësitë dhe madhështinë e tij në çdo ndeshje”.
Kroacia do ta ketë edhe një ndeshje ku do të luajë për vendin e tretë, e aty e pret humbësin e lojës Francë-Marok.
