Të fundit

A pati të drejtë Orsata për t’ia dhënë penalltinë Argjentinës kundër Kroacisë?

Një vendim i gjyqtarit italian, Daniele Orsatto në gjysmëfinale të Botërorit ku ai i dha penallti Argjentinës kundër Kroacisë, po shkakton debat nëpër rrjetet sociale

47 vjeçari tregoi pikën e bardh kur Julian Alvares vraponte pas topit të krosuar nga portieri Emiliano Martinez.

Disa kanë argumentuar që Alvares u përplas me portierin dhe nuk kishte asnjë mundësi që Livakovic të shmangte ndërhyrjen në rrethana të tjera.

Në anën tjetër, ishte një potez i mençur i Alvarez që arriti ta prekte topin dhe e la atë në lojë, prandaj ai konsiderohet faul.

Në Itali, tifozët theksuan disa ngjashmëri me një incident kur Juventusi kishte mposhtur Romën në Serie A dhe Orsato i kishte thënë Bryan Cristantes se “nuk jep përparësi në penallti”.

Por në rastin e Alvares, Orsato priti të shikonte nëse Argjentina mund të përfundonte aksionin para se të tregonte pikën e bardhë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci