Të fundit

Argjentinasit e hedhin në koshin e plehrave fanellën e Kroacisë

Argjentina mposhti 3:0 Kroacinë të martën në mbrëmje për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror. Festa e argjentinasve ishte e madhe.

Futbollistët e Argjentinës përveç se në fushë, festuan edhe në dhomat e zhveshjes. Por pati edhe veprime të pamenduara gjatë festës.

Në videon e postuar në TikTok nga Paulo Dybala shihet se si një fanellë e Kroacisë përfundon në koshin e plehrave. Më pas, mbrojtësi Cristian Romero e nxjerr fanellën nga koshi i plehrave dhe ia jep njërit prej bashkëlojtarëve.

Mediat kroate e kanë konsideruar si mosrespekt të madh veprimin e futbollistëve argjentinas. “Ja sa e respektojnë argjentinasit Kroacinë”, ka shkruar me ironi gazeta kroate “Jutarnji”.

@paulodybala VAMOS ARGENTINAAAAA 💙💙💙💙#fyp #argentina #worldcup ♬ sonido original – Paulo Dybala

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci