Franca ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale prej një goli, mirëpo ka dominuar totalisht Marokun.
Theo Hernandez realizoi golin e epërsisë në minutën e pestë, kurse Franca kishte edhe dy mundësi tjera të mira me Mbappe e Giroud.
Franca është bërë ekipi i parë që i realizon gol Marokut në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Maroku arriti ta godiste shtyllën pak para mbarimit të pjesës së parë pas një goditje të pritur nga portieri Hugo Lloris.
Fituesi i këtij takimi do të takohet në finale të dielën me Argjentinën.
