Franca u kualifikua mbrëmë në finalen e Botërorit dhe Karim Benzema mund të jetë në formacion për ndeshjen e së dielës kundër Argjentinës.
Benzema u dëmtua gjatë stërvitjes së kombëtares më 19 nëntor, një ditë para fillimit të Botërorit dhe diagnoza e parë tregoi se ai do të mungojë për tre javë.
Megjithatë, ai mbeti në listën e kombëtares sepse Deschamps vendosi të mos thërriste një zëvendësues për sulmuesin e Realit, i cili së fundmi fitoi Topin e Artë.
Benzema u rikuperua pas vetëm 10 ditësh dhe ishte gati të bashkohej me kombëtaren, por Deschamps nuk e ftoi.
Mbrëmë, pas fitores ndaj Marokut, ai mori një pyetje konkrete – a do të jetë Benzema në skuadër për ndeshjen kundër Argjentinës?
“Uh, më mirë të mos i përgjigjem kësaj. Pyetja e radhës”, tha trajneri francez, duke lënë pezull të gjithë publikun francez.
Franca dhe Argjentina do të luajnë ndeshjen për titullin kampion bote të dielën në orën 16:00.
