Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri një gjest të mrekullueshëm pas ndeshjes mes Francës dhe Marokut, kur u fut në dhomën e zhveshjes së skuadrës afrikane pas triumfit të “Gjelave” dhe përgëzoi Sofyjan Ambrabat për një lojë të shkëlqyer.
Me atë rast Macron lavdëroi mesfushorin e Fiorentinës para të gjithë lojtarëve të Marokut, duke i thënë se ai është mesfushori më i mirë në të gjithë kampionatin, që padyshim është një nder i madh për këtë lojtar dhe një lëvizje e shkëlqyer nga njeriu i parë i Francës.
Been told France president Emmanuel Macron has visited Morocco’s dressing room after the game and told Sofyan Amrabat that he has been “the best midfielfer of the tournament” in front of all the squad. 🇲🇦🤝🏻 #Qatar2022 pic.twitter.com/Ya9dOlB7u8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 14, 2022
Gjithashtu, në dhomën e zhveshjes, Macron iu bashkua futbollistëve francezë të cilët e pritën ngrohtësisht dhe së bashku festuan vendin e tyre në finale.
Franca u kualifikua në finalen e Botërorit të Katarit pasi mposhtën në gjysmëfinale Marokun në stadiumin Al Bayt me rezultat 2:0.
Finalja mes Francës dhe Argjentinës do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00, ndërsa në të njëjtën kohë një ditë më parë Maroku dhe Kroacia do të luajnë një ndeshje për vendin e tretë.
