Kombëtarja kroate është rikthyer në Kroaci sot.
Futbollistët dhe stafi i kombëtares kroate janë pritur nga mijëra tifozë në aeroportin e Zagrebit.
Siç raportojnë mediat kroate, ata nuk qëndruan shumë në aeroport dhe pasi përshëndetën turmën, morën autobusin për në qendër të Zagrebit, ku i pret një festë e madhe.
Mediat shkruajnë se tashmë ka ndodhur një aksident i vogël në aeroport.
Konkretisht, trajneri Zlatko Daliq është filmuar duke e mbuluar me shami një plagë të vogël në ballë. Megjithatë ai nuk duket se është lënduar shumë.

