Të fundit

Komandanti i KFOR-it: Duhet konsensus për Kosovën në NATO

Edhe kur komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ta përfundojë misionin e dytë në vendin tonë, pas vetes do t’i lejë trupat që aktualisht janë nën komandën e tij.

Pavarësisht se tani në plan është edhe optimizimi i numrit të tyre, Ulutash në Info Magazinë të Klan Kosovës, tha se po e kërkoi situata, trupat e reduktuar mund të kthehen përsëri në territorin e Republikës.

Kur foli për sigurinë në Kosovë, komandanti i KFOR-it potencoi se ende disa çështje mund të ndikojnë në të.

Diçka për të thënë pati edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Anëtarësimi në NATO kërkon konsensusin e të gjitha 32 shteteve aleate. Çdo vendim që lidhet me zhvillimin e raporteve ndërmjet NATO-s dhe institucioneve të Kosovës i takon Këshillit të Atlantikut të Veriut, i cili është organi vendimmarrës i NATO-s. Unë dhe personeli nën komandën time mbetemi të fokusuar në misionin tonë”, u shpreh Ulutash.

Kësisoj, Ozkan Ulutash foli edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas tij, janë kontribuuesi kyç në KFOR dhe se mbeten plotësisht të përkushtuar të vazhdojnë atë për të ofruar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë.

Gjenerali turk nuk harroi ta përmendë edhe bashkëpunimin e mirë që kanë me Policinë e Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci