Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor në Mitrovicën e Veriut.
Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek, gjashtë persona janë pranuar për tretman mjekësor në spital.
Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.
“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji.
Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.
Banorët lokalë në Zveçan kanë vendosur në rrugë një kamion, për të bllokuar rrugën, teksa Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër kontrabandës së mallrave në veri. Aksioni po vazhdon në Zveçan.
