Kombëtarja e Argjentinës mbërriti në shtëpi nga Katari me trofeun e Kupës së Botës dhe pas aderimit në Buenos Aires, disa lojtarë ishin shumë pranë një aksidenti të madh.
Avioni me ekuipazhin e kombëtares së Argjentinës mbërriti në Buenos Aires në orën 02:30 të mëngjesit me orën lokale dhe teksa po ktheheshin me autobus në selinë e federatës, u pritën nga mijëra tifozë.
Në seli, lojtarët do të pushojnë për disa orë përpara se të nisin një turne me autobus të hapur në kryeqytetin argjentinas mesditën e sotme. Meqë ra fjala, në Argjentinë tashmë është shpallur festë kombëtare.
Mirëpo, futbollistët për pak sa nuk kanë pasur një aksident.
Angel di Maria, Nicolas Otamendi, Lionel Messi, Leandro Paredes dhe Rodrigo de Paul po shijonin atmosferën të ulur në autobus kur kabllot elektrike për pak sa nuk i rrëzuan nga autobusi.
Fatmirësisht, viktimë e vetme ishte kapela e Paredes.
Edhe më shumë se 24 orë më vonë, festa duket se do të vazhdojë pa u ndalur në Buenos Aires, pasi tifozët mirëpresin trofeun e parë në 36 vjet.
Argentina get their heroes home but nearly clothesline them off the bus.pic.twitter.com/hemkogABq2
— Football España (@footballespana_) December 20, 2022
