Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, ka arritur marrëveshje verbale për vazhdimin e kontratës për të paktën një vjet me klubin francez PSG, por ende nuk është nënshkruar.
Detaje për kontratën e tri herë fituesit të Topit të Artë nuk janë dhënë, por që sipas mediave spanjolle kjo do të vendoset në një takim tjetër mes pronarit të klubit dhe përfaqësuesve të Messit.
