Të fundit

Legjenda Pele në gjendje të rëndë, vajza e tij i ka shqetësuar të gjithë me një njoftim tronditës

Legjenda e futbollit brazilian, Pele Edson Arantes do Nascimento nuk do të dalë nga spitali Albert Einstein ku po trajtohet në kancerin e zorrës së trashë pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Pele nuk do të transferohet në reanimacion dhe spitali njoftoi se se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet me veshkat dhe zemrën.

Braziliani ka qenë duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë gjatë tërë vitit të fundit dhe u shtrua në spital më 29 nëntor të këtij viti.

Lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Peles e ka konfirmuar edhe vajza e tij, e cila përmes Instagramit ka bërë të ditur se babai i tyre do t’i kalojë Krishtlindjet në spital.

“Festa jonë e Krishtlindjeve është anuluar. E kemi vendosur këtë në marrëveshje me mjekët për disa arsye. Do të ishte më mirë nëse të gjithë qëndrojmë së bashku dhe besojmë në ndihmën që mjekët po na japin. Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që na jepni këtu në Brazil dhe në mbarë botën. Mbështetja juaj do të thotë shumë për të, ne e dimë që nuk jemi vetëm”, thuhet në postimin e Kely Nascimento.

Kujtojmë se Pele ishte lider i një prej skuadrave më të mira braziliane në histori, me të cilin fitoi Kupën e Botës tri herë – në 1958, 1962 dhe 1970.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci