Të fundit

Ronaldo pritet të nënshkruajë me Al Nassr

Megjithëse e kishte mohuar, duket se kalimi i Cristiano Ronaldo tek Al Nassr shumë shpejtë do të bëhet realitet.

Marrëveshja ndërmjet palëve mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do t’i bashkohet Al Nassr në Arabinë Saudite deri në vitin 2030.

Dy vite e gjysmë si lojtar dhe pjesa tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit 2030, raportona “Marca”.

Gjatë dy javëve të fundit, sulmuesi ka menduar për këtë ofertë dhe megjithëse ishte në dijeni të marrëveshjes, ai kërkoi kohë para se të firmoste dhe ardhja e sulmuesit në Ryad pritet në çdo moment.

Që në fillim është folur për një pagë prej 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Kjo shumë i referohet dy viteve e gjysmë të tij si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i kandidaturës për organizimin e Botërorit.

Nënshkrimi me Al Nassr do të nënkuptojë lamtumirën e Cristiano Ronaldos me futbollin elitar, të paktën në garat e klubeve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci