Të fundit

Mediat serbe: Vuçiq niset drejt kufirit me Kosovën

Siç raporton tabloidi serb Novosti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur drejt Rashkës, komunës që ndodhet në kufirin me Kosovën, pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai, pritet të mbajë një takim urgjent me drejtuesit e komunave serbe të veriut, raporton Novosti.

Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës kanë kundërshtuar një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

Qytetarët thonë se për më shumë se një orë është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia njoftoi se aksioni është duke u zhvilluar kundër një rrjeti të kontrabandës së mallrave.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, tha Policia përmes një njoftimi për media.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci