Të fundit

Prokuroria thotë se imami Mjekiqi është nën hetime, asnjë fjalë për lirimin e tij

Imami Behar Mjekiqi është arrestuar e më pas liruar të mërkurën për dhunë në familje ndaj të dashurës së tij, E.J. shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Paparaci sot raportoi ekskluzivisht se Mjekiqi ishte liruar në procedurë të rregullt nga prokurori i kujdestar Musa Mehaj.

Sipas po të njëjtave burime komandanti Sejdi Zeqiri ka manipuluar prokurorin kujdestar. Zeiqir madje kishte transportuar E.J., personalisht për në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, që nga prokuroria kanë deklaruar se prokurori kujdestar ka analizuar “me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme” informatat lidhur me rastin.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Paparacin.

Tutje nga prokuroria kanë thënë se viktima E.S. ka refuzuar që të strehohet në strehimore dhe ka kërkuar që të shkoj në shtëpinë e saj.

“Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj. Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hapet (iniciohet) për dhunë në familje dhe të trajtohet tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, përfundon përgjigjja e prokurorisë.

Hoxha i famshëm rrahu gruan e dytë, policia dyshohet që manipuloi prokurorin për mbylljen e rastit

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci