Të fundit

Shpallet i përfunduar operacioni në veri – gjashtë policë të lënduar

Policia e Kosovës ka shpallur të përfunduar aksionin për luftim të kontrabandës, që sot u zhvillua në disa qytete.

Derisa në qytetet raportohet se shkoi qetë, në veri të Kosovës, të populluar me shumicë serbe, pati rezistencë nga banorët, e sipas Policisë edhe sulme të tyre me shok-bomba, granata dore, bombola gazi dhe të shtëna me arë zjarri.

“Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion, qytetarëve në atë zonë dhe krijimit të mundësisë së lëvizjes e qarkullimit të lirë. Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (5) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (1) i nacionalitetit serb”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se në të gjitha qytetet ku është zhvilluar aksioni kundër kontrabandës janë arrestuar tetë persona, e vetëm në veri tre: një shqiptar, një serb dhe një boshnjak.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci