Të fundit

“Frenojeni Albin Kurtin”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kërkuar nga NATO që ta frenojë kryeministrin Albin Kurti, pasi policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës me mallra në Mitrovicën e Jugut, atë të Veriut si dhe në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Brnabiq ka reaguar pas këtij aksioni duke bërë thirrje që NATO dhe KFOR-i ta frenojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

“U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta frenojnë Albin Kurti. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është momenti që duhet një reagim për të ndalur policinë e çmendur. Kjo sjellje ka tejkaluar të gjitha masat dhe na sjell në prag të kaosit”, ka thënë Brnabiq.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një aksion në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se aksioni po realizohet kundër kontrabandës së mallrave.

Në këtë operacion policor, i cili është ende duke vazhduar, janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor.

Tutje, “Policia ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci