Qeveria e Serbisë ka konfirmuar lajmin e mediave serbe për zhvillimin e një takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtuesve të komunave serbe të veriut, i cili pritet të mbahet në Rashkë.
Vuçiq, tashmë është nisur drejt Rashkës, ka thënë në një konferencë shtypi Petar Petkoviç, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“Kemi dhjetëra të plagosur në Kosovë, dhe për shkak të situatës Presidenti Aleksandar Vuçiq ka shkuar me urgjencë në Rashkë, ku do të bisedojë me serbët lokal të Kosovës”, ka deklaruar Petkoviç, transmeton Paparaci.com.
Petkoviç ka akuzuar Albin Kurtit se po provokon një krizë në veri të Kosovës.