Të fundit

Ish-kryenegociatorja paralajmëron qeverinë pas ngjarjeve në veri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri i ka bërë thirrje për kujdes Qeverisë së Kosovës pas ngjarjeve tensionuese në veri të vendit të mërkurën.

Sipas Tahirit, plani i Serbisë është që Veriu i Kosovës të kthehet në protektorat. Ish-kryesuesja e bisedimeve në Bruksel, ka thënë se qeveria nuk duhet ta dërgojë çështjen e veriut në tavolinën e bisedimeve të Brukselit.

“Situata sot në në pjesën veriore është tensionuar nga ngërhyrjet e ligjshme të Policisë. Mirëpo, Qeveria duhet të ketë kujdes, ta kontrollojë dhe shtensionojë situatën, dhe të mos bjerë punën që kjo çështje të shkojë në Bruksel siç e bëri me rastin e zbatimit të marrëveshjes për targat”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se ekziston rrezik që “i krejt veriu të kthehet në protektorat”.

“Është skenar djallëzor i Serbisë. Kam tërhequr vërejtjen për këtë skenar kur Qeveria pranoi në dialogun e Brukselit që KFOR-i të vendoset në zonën e dy pikave kufitare ne veri”, u shpreh Tahiri.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci