Të fundit

Gakpo arrin në Angli për testet mjekësore te Liverpooli

Cody Gakpo ka arritur në Angli për të përfunduar testet mjekësore te Liverpooli, në prag të transferimit te gjiganti anglez, raporton “Sky Sports”.

Liverpooli dhe PSV arritën marrëveshje për transferimin e Gakpos në merkaton dimërore, për një shumë prej 41 milionë eurosh.

Jurgen Klopp ishte vendimtar për ta kompletuar transferimin e yllit holandez. Trajneri i Liverpoolit e dëshironte një sulmues krahu të ri për shkak të lëndimeve, dhe bordi vendosi që të vepronte shpejtë.

Gakpo do të nënshkruajë kontratën e tij me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2028.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci