Të fundit

FFK-ja rrezikon të paditet nga Komisioni për Licencim i MKRS-së

Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se do të padisë Federatën e Futbollit e Kosovës për shpifje.

Drama për licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës sipas Udhëzimit të ri Administrativ të MKRS-së nuk po ka fund.

Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave ka refuzuar dy herë aplikimin e FFK-së, për shkak se sipas tyre nuk ka plotësuar kriteret e nevojshme sipas udhëzimit të ri.

KVLFS-ja kishte dërguar një email zyrtar në drejtim të federatës ku tregonte në detaje pikat të cilat duhet përmbushur, email ky që u përhap shpejtë në media.

FFK-ja kishte akuzuar komisionin përkatës se kishte dërguar dokumentet në drejtim të klubeve dhe mediave duke zgjuar kështu një debat të madh dhe pikërisht për këtë arsye FFK-ja rrezikon të paditet.

Përmes një emaili të siguruar sot nga Kanal 10, KVLFS-ja ka thënë se do ta padisë FFK-në për shpifje.

“KVLFS-ja kërkon urgjentisht nga FFK-ja që të paraqesë të gjitha faktet dhe argumentet që ka në dispozicion për ta vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme këtë akuzë të rëndë. Në të kundërtën, do të jëmi të detyruar që të paraqesim denoncimin zyrtar tek gjykata kompetente për shpifje të rëndë ndaj KVLFS-së”, thuhet në emailin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave.

Më 9 dhjetor komisioni kishte informuar FFK-në për pikat të cilat nuk i ka plotësuar por drejtuesit e federatës kishin informuar klubet me 11 ditë vonesë, më 22 dhjetor.

Më 28 dhjetor, FFK-ja kishte akuzuar se Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave ia ka dërguar vërejtjet dhe komentet për FFK-në medaive dhe klubeve të Superligës së Kosovës.

Sipas komisionet këto janë vetëm shpifje dhe për këtë kanë fakte që ata mund ti vërtetojnë lehtë.

Sipas udhëzimit të ri deri më tani janë licencuar 9 federata. Prej 15 federatave të pa licencuar është edhe federata më e madhe sportive në vend, ajo e futbollit.

Klubet e federatave që nuk janë licencuar nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim, duke i shkaktuar atyre dëme të mëdha financiare./Paparaci.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci