Të fundit

Tuna reagon për vendimin që të mos këtë “Ditë zie” në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, sot ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kritikoi shtetin shqiptarë që nuk e kanë bërë një “Ditë zie” për 46 viktimat shqiptare, në një aksident trafiku në një autobus në Bullgari.

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria, ishin tri shtetet që ditën e sotme e kanë shpallur si ditë zie në shenjë “ngushëllimi” për viktimat shqiptare, në një aksident që ndodhi dje në Bullgari.

Por, këtë nuk e ka bërë Shqipëria dhe njëra prej këngëtarëve me emër në Shqipëri, Besa Kokëdhima, ka reaguar duke e quajtur turp vendimin që mos të këtë “Ditë zie” në Shqipëri.

“46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.

Të njëjtin postim të Besës, në profilin e saj e ka shpërndarë edhe këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm autoritetet bullgare raportuan se të paktën 45 veta vdiqën kur një autobus u përfshi nga flakët të martën në Bullgarinë perëndimore.

Autobusi, me targa të Maqedonisë së Veriut, me udhëtarë që po ktheheshin nga Turqia, u dogj rreth orës 02:00 dhe në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.

Motivet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, por që autoritetet theksuan se tani kanë nisur një hetim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci