Ndeshja mes Arsenalit dhe Newcastle u mbyll me rezultat final 0:0, por vendasit nuk janë të kënaqur me këtë rezultat pasi sipas tyre në minutën e fundit duhej të akordohej penallti.
Në minutën e 95-të, futbollisti i Newcastle United preku topin me dorë brenda zonës së 16-metërshit pasi një top të harkuar nga Granit Xhaka, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që gjyqtari të akordonte 11-metërsh për “Topçinjtë”.
Ky vendim ka tërbuar lojtarët e Arsenalit me në krye Granit Xhakën, që nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e arbitrit. Një moment me të vërtetë i diskutuar që ka shkaktuar polemika të shumta edhe në rrjet.
Edhe me këtë barazim Arsenali ndodhet në pozitën e parë në tabelë me 44 pikë, teksa ndiqet pas nga City në vendin e dytë me 36 pikë.
