Të fundit

Qeveria i kundërpërgjigjet Borrellit

Shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi i është përgjigjur Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për reagimin e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri.

Teksa Borrelli kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, Dalipi ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.

Në Twitter, Dalipi ka kërkuar nga Borrell që dhuna e nxitur nga huliganët me urdhra të Serbisë të mos portretizohet si problem ndëretnik mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Ai ka përmendur po ashtu se aksioni i ndërmarrë të martën është për të luftuar krimin dhe korrupsionin në katër komuna të Kosovës, me njërën prej tyre që është pjesë e zonës veriore të Kosovës.

“Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, ka shkruar Dalipi.

Në fund Dalipi i ka thënë Borrellit se prokurori e gjykatësi i rastit në fjalë janë serbë dhe se krimi e kontrabanda s’kanë etni.

Nga aksioni i zhvilluar në katër komuna sot, janë arrestuar tetë persona. Prej tyre 6 shqiptarë, dhe një serb e një boshnjak. Gjashtë policë u lënduan, prej tyre një serb.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci