Të fundit

Ndërpritet furnizimi me ujë në Dardani, Lakrishtë dhe një pjesë të rrugës “Bill Clinton”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti të madh në rrjetin e ujësjellësit pranë lagjes “Dardania”, është detyruar të ndërpresë përkohësisht furnizimin me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin një pjesë e rrugës “Bill Clinton” dhe lagjja “Lakrishtë”.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

Kompania ka njoftuar se furnizimi do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për funksionimin e sistemit të ujësjellësit.

Nga KRU “Prishtina” është kërkuar mirëkuptim nga qytetarët deri në sanimin e plotë të defektit. 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci