Të fundit

Kamionët e ministrit Rakiq bllokojnë rrugën në veri

Kamionë të kompanisë së pastrimit në Mitrovicën Veriore, “Standard”, ku drejtor figuron ministri i Kosovës, Goran Rakiq, po bllokon rrugën në veri, pas aksionit të Policisë së Kosovës në luftim të kontrabandës.

Siç raporton portali Koha.net, vetë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, në deklarimin e pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi pati deklaruar pozitën e drejtorit në këtë ndërmarrje të regjistruar në Serbi, ndërsa në deklarimin e pasurisë në Kosovë pati deklaruar vetëm pozitat nga institucionet e Kosovës.

Në uebfaqen e kësaj kompanie te pozita e drejtorit figuron emri i Rakiqit.

Vetë Rakiq të martën në një deklaratë publike është shprehur se me aksionin e sotëm në veri “është mbushur kupa”.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci