Të fundit

Katër zyrtarët e lënduar policorë, jashtë rrezikut për jetë

Katër policë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

Pas transferimit të tyre në QKUK, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë.

Aty, ai u njoftua se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Ai para medieve deklaroi, se pas ofrimit të kujdesit shëndetësorë, ekzaminimeve diagnostike dhe radiologjike, të gjithë janë liruar për në shtëpi.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci